Glauk Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses konfirmon përgjegjësinë kolektive për konstituimin e Kuvendit

by engel

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është më çështje e vullnetit politik të një grupi të vetëm parlamentar, por obligim kushtetues i të gjithë deputetëve.

Ky ishte thelbi i deklarimeve të Nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, në konferencën për media të mbajtur një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Konjufca theksoi se aktgjykimi i dha legjitimitet qëndrimeve të VV-së, duke rikujtuar se si fituese e zgjedhjeve, kjo parti ka të drejtë të propozojë kryetarin e Kuvendit.

Sipas tij, kundërshtimi i partive opozitare dhe qasja bllokuese duke mos votuar fare, e bënë të domosdoshme ndërmarrjen e iniciativave për ndërtimin e një konsensusi.

“Ky vendim, siç e lexojmë ne, është paralajmërim i qartë se bllokadat politike nuk mund të legjitimizohen përmes heshtjes institucionale. Konstituimi i Kuvendit është detyrë e përbashkët,” deklaroi Konjufca.

Ai sqaroi se Gjykata ka përcaktuar që detyrimi për të përfunduar seancën konstituive brenda 30 ditëve nga mbledhja e parë, bie mbi të gjitha partitë dhe jo vetëm mbi subjektin e parë parlamentar.

Po ashtu, një nga pikat kyçe që, sipas tij, bën ndryshimin në qasjen politike, është se në rast të një bllokade, palët janë të obliguara të arrijnë marrëveshje – dhe ky parim nuk vlen vetëm për pozitën e kryetarit, por edhe për nënkryetarët.

“Qasja jonë është që të votojmë gjithë udhëheqësinë e Kuvendit në një pako, pa ndërhyrje në emrat që propozon secili subjekt,” shtoi ai duke lënë të kuptohet se ne do të votojmë propozimet e tyre për nënkryetar vetëm nëse ata e votojnë propozimin tonë për kryetar, pra Albulena haxhiun!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy