Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka treguar edhe një herë anën e tij romantike dhe ekstravagante. Ai i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan diamanti me vlerë marramendëse, që sipas burimeve shkon nga 3 deri në 5 milionë dollarë.
Ky aksesor luksoz pritet të jetë pjesë kyçe e veshjes së saj gjatë ceremonive martesore që çifti planifikon të mbajë në Venecia, Itali.
Një burim i brendshëm i ka rrëfyer Page Six detaje rreth bizhuterisë luksoze: “Është një gjerdan me diamantë që rrethon qafën e saj, me një gur të madh në mes dhe vathë të përshtatshëm me të”. Sipas të njëjtit burim, gurët vezullues janë përzgjedhur për të plotësuar një pamje elegante, të denjë për një ngjarje të përmasave të tilla.
Ky nuk është dhurata e parë luksoze që Bezos i bën partneres së tij. Në vitin 2023, ai i propozoi Sanchez-it me një unazë fejese prej rreth 20 karatësh, që ekspertët e vlerësuan me një çmim afërsisht 2.5 milionë dollarë. Unaza u bë menjëherë lajm në të gjitha mediat rozë, dhe tashmë gjerdani po ndjek të njëjtin trajekt.
“Nuk do të mund ta humbisni këtë gjerdan elegant me diamantë, sepse është pothuajse aq i madh sa superjahti i Jeff-it,” u shpreh burimi me nota humori. “Lauren është e lumtur për gjerdanin dhe vathët e rinj verbues, të cilët e çojnë koleksionin e saj tashmë mbresëlënës në një nivel tjetër.”
Ceremonia në Venecia pritet të jetë një nga dasmat më të përfolura të vitit, dhe dhurata miliona dollarëshe është vetëm një tregues i luksit dhe shkëlqimit që do të karakterizojë këtë event madhështor.