Kurti alarmoi për provokime që priten, Zyra e BE-së fton për përmbajtje dhe festime të qeta të Vidovdanit

by Nexhat

Në prag të festës së Vidovdanit, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka bërë thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe festimet të jenë të qeta.

“Lidhur me festimet e të Vidovdanit, BE në Kosovë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qetë i festimeve”, tha Zyra e BE-së në Kosovë.

banner

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të  Qeverisë ka thënë se pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan, që ta heqë vëmendjen nga protestat e brendshme që do të zhvillohen nesër në Beograd.

Kjo zyre ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë lidhur me shfaqjen e flamurit serb në këto festime.

Gjykata Themelore kishte konstatuar se Komuna e Graçanicës me vendimin për vendosjen e flamurit serb me rastin e festës së Vidovdanit ka cenuar rëndë karakterin unitar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket shfaqjes së flamurit serb, jemi të informuar për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë, i cili aktualisht është në proces ankese. Në këndvështrimin tonë, ky vendim nuk i garanton plotësisht të drejtat kushtetuese të serbëve të Kosovës. Bazuar në vlerësimin tonë, çështja është brenda kompetencave administrative të Komunës së Graçanicës. Ne nuk e inkurajojmë interpretimin e zgjeruar të këtij vendimi nga institucionet e Kosovës në mënyra që mund të cenojnë të drejtat kulturore ose fetare të individëve apo të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), të cilat janë të garantuara me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës”, tha Zyra e BE-së për KosovaPress.

Vidovdani ose Dita e Shën Vitit shënohet çdo 28 qershor nga populli serb dhe lidhet me ‘Betejën e Kosovës’ më 28 qershor 1389 midis forcave ballkanase të udhëhequra nga princi Lazar dhe Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy