Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në Akademinë kroate të Mbrojtjes

by informim peje

Nënkolonel Shpend Zogaj ka diplomuar me sukses programin akademik në Shkollën e Luftës (Ratna Škola ” Ban Josip Jelačić“) në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes dr.Franjo Tuđman, në Republikën e Kroacisë.

Ky është siç thuhet, niveli më i lartë i shkollimit ushtarak në Kroaci, i konceptuar që të përgatis oficerë të lartë dhe zyrtarë civilë për të ushtruar detyra strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtarë.

banner

“Programi përfshinë një kurrikul të avancuar dhe gjithëpërfshirëse që trajton fushat themelore të mendimit dhe veprimit strategjik: teorinë e strategjisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, politikën e mbrojtjes, artin e luftës, strategjinë dhe operacionet ushtarake, si dhe lidershipin dhe komunikimin strategjik”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy