Taulant Xhaka me skuadër të re, firmos për FC Dardania Basel

by Nexhat

Taulant Xhaka me skuadër të re. Ish-mesfushori kuqezi, pas mbylljes së bashkëpunimit me skuadrën e Bazelit, ka firmosur me skuadrën shqiptare, FC Dardania Basel, e cila është pjesë e ligës së katërt në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga vetë klubi, që i ka uruar mirëseardhjen 34-vjeçarit, i cili do të jetë trajner-lojtar.

banner

“Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trajnerin Argjend Turkaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!”, thuhet në njoftimin e FC Dardania Basel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy