Ulet numri i aksidenteve në Shqipëri gjatë muajve të parë të vitit

by Nexhat

Aksidentet rrugore në Shqipëri kanë shënuar një rënie të ndjeshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në periudhën Janar–Maj 2025 janë regjistruar 529 aksidente, krahasuar me 626 aksidente në të njëjtën periudhë të vitit 2024, çka përbën një ulje prej 16%.

Në 87% të rasteve, shkaktar kryesor ka qenë sjellja e gabuar e drejtuesit të mjetit, ndërsa është vërejtur një rënie e përfshirjes së këmbësorëve në aksidente.

banner

Ndryshim ka pasur edhe në profilin e grupmoshës së përfshirë: nëse një vit më parë dominonin aksidentet nga grupmosha 25–34 vjeç, këtë vit kryesojnë drejtuesit nën moshën 24 vjeç.

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit janë regjistruar 743 persona të plagosur ose që kanë humbur jetën, nga 856 që u raportuan një vit më parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy