Aksident i rëndë në në rrugën Skenderaj-Klinë, lëndohen 9 persona

by informim peje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e paradites në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ku si pasojë nëntë persona janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

banner

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq”.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy