Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusi

by informim peje

Dekreti i shpallur nga qeveria franceze për të zgjeruar ndalimin e pirjes së duhanit në stacionet e autobusëve, parqet dhe kopshtet publike, plazhet si dhe rreth bibliotekave, pishinave dhe shkollave u botua sot në mëngjes në Gazetën Zyrtare dhe zbatimi do të fillojë nesër.

Ky ndalim, që synon kryesisht mbrojtjen e fëmijëve nga tymi, nuk zbatohet për tarracat e kafeneve dhe restoranteve dhe nuk përmend cigaret elektronike, sipas tekstit.

banner

Dekreti ende duhet të plotësohet me një urdhër nga Ministri i Shëndetësisë për të përcaktuar zonat specifike ku pirja e duhanit nuk do të lejohet më, rreth shkollave, bibliotekave, objekteve sportive dhe institucioneve të destinuara për pritjen, trajnimin ose akomodimin e të miturve.

Kjo masë ishte premtuar nga qeveria për fundin e vitit 2023 dhe ishte konfirmuar nga Catherine Vautrin në fund të majit, me një datë fillestare zbatimi 1 korrik në të gjithë Francën.

Mosrespektimi i këtij ndalimi mund të ndëshkohej përfundimisht me një gjobë të klasës 4, ose 135 euro, por Ministria e Shëndetësisë i kishte përmendur shtypit në fund të majit një periudhë “edukimi”.

Dekreti i botuar sot në mëngjes nuk përmend një gjobë për shkeljet.

“Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket”, deklaroi Catherine Vautrin në fund të majit, duke argumentuar se liria për të pirë duhan “përfundon aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të marrë frymë ajër të pastër”.

Zgjerimi i zonave pa duhan ishte një nga masat e përshkruara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Duhanit (PNLT) 2023-2027, të paraqitur nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Aurélien Rousseau, me ambicien e “përballimit të sfidës së një brezi pa duhan deri në vitin 2032”.

Të etura për të ndërmarrë veprime, 1 600 komuna vullnetare e kanë zgjeruar tashmë ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike në parqe, plazhe, pista skijimi dhe zona shkollore, duke përfaqësuar 7 000 zona pa duhan, në eksperimente lokale të mbështetura nga Lidhja Kundër Kancerit.

Dekreti i publikuar spt gjithashtu forcon dënimet për shitjen e duhanit dhe produkteve të tjera tek të miturit, të cilat tani përbëjnë një gjobë të klasës 5 (200 euro)./ATSH-AFP

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy