Gjilan: Një burrë gjendet pa shenja jete – Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

by engel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

banner

“Më 27.06.2025, rreth orës 05:50, në Gjilan është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me rrethanat e vdekjes.

Hetimet janë në fazën fillestare dhe pritet që rezultatet e obduksionit të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Policia dhe prokuroria janë duke punuar intensivisht për të ndriçuar rrethanat e këtij rasti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy