Kadrijaj: VV të heqë dorë nga votimi i fshehtë, është shkelje e Kushtetutës

by engel

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas takimit të ftuar nga Albin Kurti me partitë politike. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së ngritur nga subjekti i saj politik.

Ajo u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të ndalin përpjekjet për votim të fshehtë për komisionin, duke e konsideruar një veprim antikushtetues.

banner

“Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së. Shpresoj që VV-ja të mos vazhdojë me shkelje të Kushtetutës,” deklaroi Kadrijaj për mediat.

Ajo shtoi se mënyra për të ecur përpara është kthimi te votimi i hapur, duke i njohur Vetëvendosjes të drejtën për të propozuar kandidatë sipas vullnetit të saj, por edhe përgjegjësinë për të siguruar shumicën parlamentare.

“Është e drejta e VV-së që ta kandidojë kë të dojë. Është e tyrja që t’i gjejnë 61 vota,” theksoi Kadrijaj, duke kërkuar respektim të rendit kushtetues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy