Kurti: Bëmë kompromis, por konsensusi mungon – propozova tërheqjen e Haxhiut dhe votim në pako

by engel

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka ndërmarrë hapa kompromisi për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por pavarësisht propozimeve të ofruara, nuk është arritur një marrëveshje mes palëve politike.

Në një prononcim për media pas takimit me liderët e subjekteve parlamentare, Kurti tha se ka paraqitur dy propozime konkrete për të zhbllokuar procesin institucional:

banner

“Propozova që kandidatja jonë, Albulena Haxhiu, të tërhiqet në rast se nuk merr 61 vota në raundin e parë të votimit të fshehtë, dhe që të ketë një marrëveshje për të votuar kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit si një pako të vetme,” tha Kurti.

Megjithë këto përpjekje, ai nënvizoi se palët e tjera nuk pranuan të bashkëpunojnë në këtë drejtim, duke shtuar se bllokada vazhdon për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis reciprok.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy