Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj interpretimeve që sipas tij janë të gabuara nga ana e PDK-së dhe LDK-së lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth Komisionit për verifikimin e mandateve.
Në një deklaratë pas takimit me liderët politikë, Kurti theksoi se aktgjykimi nuk e shpall Komisionin jokushtetues dhe se asnjë pjesë e vendimit nuk e përmend ndonjë shkelje nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.
“Nuk mund ta gjeni asnjë fjali që konstaton shkelje nga Dehari që nga fillimi i seancës,” tha Kurti, duke shtuar se PDK dhe LDK po e keqlexojnë dhe keqinterpretojnë publikisht aktgjykimin.