Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’.
Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin.
Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:
“Kingjat (qingjat) në tufë, Luani vetëm në fron.”
Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe një ‘diss’ ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën e qingjave”.
