Paulinho i sjell fitoren Palmeirasit ndaj Botafogos në Kupën e Botës për Klube

by engel

Paulinho ishte heroi i mbrëmjes për Palmeirasin, duke shënuar një gol vendimtar në kohën shtesë dhe duke i siguruar ekipit të tij një biletë për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

Ekipi nga Sao Paulo mposhti Botafogon në një përballje të tensionuar dhe krejtësisht braziliane.

banner

Ndeshja nuk ofroi shumë spektakël gjatë 90 minutave, por gjithçka ndryshoi në minutën e 100-të, kur ish-anësori i Bayer Leverkusen, Paulinho, realizoi me një goditje të ulët me shumë jeshtri pas një depërtimi nga krahu i djathtë, duke mposhtur portierin John.

Palmeiras përfundoi takimin me dhjetë lojtarë, pasi kapiteni Gustavo Gomez u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë arriten të ruajnë epërsinë deri në fund të ndeshjes.

Tashmë Palmeiras do të përballen me fituesin e duelit mes Benficës dhe Chelseat për një vend në gjysmëfinale.

Botafogo e nisi takimin me ashpërsi, duke rrezikuar disa herë me Richard Rios qysh në fillim të takimit. Pavarësisht disa rasteve nga Palmeiras, përfshirë një gjuajtje të rrezikshme nga Rios dhe një goditje të mohuar të Estevao Willian, rrjetat qëndruan të paprekura deri në kohën shtesë.

Fitorja dramatike konfirmon ambiciet e Palmeirasit në këtë format të ri të turneut dhe e vendos ekipin mes pretendentëve seriozë për trofeun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy