PDK sqaron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Kuvendit: Partia fituese s’mund të bllokojë procesin

by informim peje

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit për të detajuar nga Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, si dhe po prezantohen të gjitha veprimet e kësaj partie në përputhje me këtë vendim dhe në frymën e saj institucionale.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se qëllimi i kësaj konference nuk është deklarimi i qëndrimeve të partisë, por thjesht sqarimi për vendimin e lartpërmendur.

banner

“Do flas për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe çështjen e votimit të fshehtë”, tha Gruda.

Gruda para gazetarëve shfaqi paragrafin 130 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku vuri në pah se pavarësisht se partia fituese ka të drejtë të propozojë kryeparlamentarin, sipas tij, nuk ka të drejtë të bllokojë procesin.

“Në asnjë fjalë, opozitës nuk i obligohet asnjë detyrim në këtë aktgjykim”, u shpreh deputeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy