Roza Lati rikthehet në ekran, flet për dashurinë me Xhonatanin

by jonzefaj

Lidhja mes Roza Lati dhe Xhonatan Islamit është bërë tashmë e njohur për publikun, me çiftin që ka ndarë herë pas here momente të ëmbla në rrjetet sociale.

Pas një periudhe heshtjeje mediatike, Roza u shfaq mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku u përball me pyetjet e sinqerta dhe të drejtpërdrejta të fëmijëve gazetarë.

banner

Nuk munguan as pyetjet rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhënien me Xhonatanin dhe mundësinë e një dasme në të ardhmen.

“Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh Roza me sinqeritet. Megjithatë, për çështjen e martesës ajo shtoi: “Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy