Spektakël bukurie dhe elegance në Green Coast: Miss Universe Albania & Kosova ndezen pasarelat e Rivierës Shqiptare

by engel

Green Coast – Bukuria shqiptare, eleganca dhe trashëgimia kulturore u bashkuan në një mbrëmje magjike në La Vista, qendrën lifestyle në zemër të Green Coast, ku për të dytin vit radhazi u organizua sfilata e Miss Universe Albania & Kosova.

Ky spektakël mode solli një atmosferë të jashtëzakonshme buzë detit, duke e shndërruar rivierën shqiptare në një skenë ndërkombëtare bukurie dhe stilimi.

banner

Vajzat konkurrente nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi sfiluan në katër dalje emocionuese, ku çdo pasarelë përcolli një frymë unike – nga bikinit më trend të sezonit dhe veshjet verore, deri te kostumet tradicionale që nderuan identitetin kombëtar.

Mbrëmja u drejtua me finesë nga Françeska Rustemi, Miss Universe Albania në fuqi, ndërsa juria e përbërë nga personalitete të njohura si Albert Dumani, Adela Cani dhe Xhensila Pere ndau çmime speciale për kategori si Miss Bikini, Best Model, Miss Eleganca, Miss Social Media, Miss Fotozhenia, dhe një çmim të veçantë të produksionit.

I ftuari i nderit, fotografi me famë ndërkombëtare Fadil Berisha, solli emocion të veçantë me praninë dhe fjalën e tij, duke theksuar se “vajzat shqiptare kanë jo vetëm pamjen, por edhe ndërgjegjen për të përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën globale”.

Producenti i spektaklit, Eduard Deda, u shpreh se bashkëpunimi me Green Coast i jep kësaj gare një vlerë të shtuar. “Ky nuk është vetëm një event bukurie, por një platformë zhvillimi personal dhe përfaqësimi kulturor për vajzat që marrin pjesë,” tha ai.

Mbrëmja kulmoi si hyrje drejt finales së madhe që do të zhvillohet ditën në vijim, ku do të shpallet Miss Universe Albania & Kosova 2025, vajza që do të përfaqësojë trojet shqiptare në kompeticionin më të njohur të bukurisë në botë.

Ky event është dëshmi e profilit në rritje të Green Coast si destinacioni më i kërkuar i verës në Shqipëri – një vend ku pushimet, kultura, arti dhe stili i jetesës bashkohen në një eksperiencë të paharrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy