Tërmkolli: Dezertimi nga votimi nuk është kushtetues – Klasa politike e ka kthyer pushtetin në tregti personale

by engel

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka dhënë një deklaratë të fortë në prag të takimit ndërpartiak që pritet të mbahet sot nga ora 16:00, i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon partitë politike të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Në një prononcim për GazetaBlic, Tërmkolli ka theksuar se deputetët kanë obligim kushtetues të marrin pjesë në votim, pavarësisht qëndrimit të tyre individual ndaj kandidaturave, duke e cilësuar mungesën në votim si “dezertim”.

banner

“Është e ditur se deputetët kanë obligim votimin, pavarësisht si votojnë. Dezertimi nuk është frymë kushtetuese!” – deklaroi ajo.

Duke folur për krizën politike, Tërmkolli u shpreh pesimiste për një zgjidhje të afërt, duke kritikuar ashpër elitën politike, të cilën e quajti “tregtarë të interesave shtetërore e kombëtare”, që i kanë kthyer kalkulimet e pushtetit në të vetmen formë të politikëbërjes.

“Të vetmen politikë e kanë matematikën e pushtetit personal e partiak, duke kontribuar kështu në dobësimin e shtetit të Kosovës – në një proces që u shkon për shtat vetëm armiqve të tij,” tha ajo.

Tërmkolli përfundoi deklaratën e saj me një mesazh të drejtpërdrejtë: në këto rrethana, sipas saj, “Kosova po qëndron ende si shtet vetëm falë SHBA-ve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy