Rihanna ka shkëlqyer sërish me paraqitjen e saj të fundit në një set fotografik për linjën e saj të të brendshmeve, Savage X Fenty.
E veshur me reçipeta dhe të brendshme prej dantelle në ngjyrë vjollcë, këngëtarja 37-vjeçare u shfaq e shtrirë në një shtrat luksoz, me flokë voluminozë dhe taka stiletto metalike.
Edhe pse është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin ASAP Rocky, Rihanna e fshehu me zgjuarsi barkun e shtatzënisë, shkruan DailyMail.
Postimi në Instagramin zyrtar të markës u shoqërua me përshkrimin: “E zeza pati momentin e saj. Tani është radha e Purple”.
Këngëtarja, e cila është nënë e dy djemve të vegjël, konfirmoi shtatzëninë në Met Gala këtë maj. Megjithatë, ajo ka siguruar fansat se muzika e re është ende në proces.
Albumi i shumëpritur “R9” nuk do të vonohet shumë, ndonëse Rihanna thekson se nuk do të jetë i zakonshëm apo komercial, por diçka që reflekton evolucionin e saj artistik.
Së fundmi, ajo ka publikuar këngën “Friend of Mine”, nga filmi i animuar The Smurfs, ku ajo gjithashtu luan rolin e Smurfette.
Edhe pse kënga debutoi më poshtë në renditje, Rihanna mbetet e përqendruar në artin dhe vizionin e saj të ri muzikor.