Vushtrri – Arrestohet një burrë, tentoi të marrë mbesën me forcë – i gjenden edhe armë pa leje

by engel

Një burrë është arrestuar të premten në Vushtrri, pasi dyshohet se ka tentuar me forcë të marrë mbesën e tij nga duart e nënës së saj, përkundër kundërshtimit të hapur të viktimës dhe fëmijës.

Rasti është raportuar në orët e pasdites, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë pas denoncimit të nënës së fëmijës, e cila ka njoftuar se vjehrri kishte tentuar ta marrë vajzën e saj pa pëlqimin e saj dhe të fëmijës.

banner

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë pa leje – një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

“Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur, përkundër dëshirës së viktimës – nënës së fëmijës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia ka konfirmuar se hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshime për veprat penale të detyrimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy