Kylie Jenner shijon një ditë në bikini, pas dasmës madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

by Nexhat

Kylie Jenner është parë duke shijuar mëngjesin e saj në Venedik, një ditë pas dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, që u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore.

Ajo u fotografua me bikini të zeza në një varkë përgjatë kanaleve të qytetit, ndërsa ndau një selfie relaksuese me përshkrimin “ditë në pishinë”.

banner

Kylie ishte ndër të ftuarit VIP në dasmën treditore, ku u komentua për veshjen e saj me një fustan që ngjante i bardhë në ndriçim të caktuar, çka ngjalli reagime në rrjete sociale për thyerje të etikës së veshjes në dasma, shkruan DailyMail.

Më pas u konfirmua se fustani ishte në fakt blu dhe i argjendtë.

Ndërkohë, motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian u larguan më herët nga festimet, ndërsa Kendall Jenner u pa duke lënë qytetin me varkë të nesërmen.

Kritikat për veshjet e motrave Kardashian nuk munguan, por pati gjithashtu shumë vëmendje për praninë e tyre në një ngjarje kaq ekskluzive.

Dasma e Bezos dhe Sanchez u quajt “dasma e një shekulli” dhe përfshiu 200 të ftuar nga bota e biznesit, medieve dhe argëtimit.

Edhe pse ceremonia në Itali ishte madhështore, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se martesa ligjore kishte ndodhur më herët në SHBA, dhe ajo në Venedik ishte simbolike. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy