Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet

by Nexhat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

banner

Si pasoje e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor ne rrugën “Pavarësia” në plazh. Katër mjete zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkaq priten zjarrfikëse dhe nga Kavaja.

Tregu është me llamarina gjenden mbi 20 dyqane që operojnë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha./TCH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy