AGK promovon raportin e ri alarmues për lirinë e mediave në Kosovë

by engel

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka prezantuar të dhëna shqetësuese në tryezën e fundit të diskutimit, ku u publikua raporti për monitorimin e gjuhës së urrejtjes dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë për periudhën prill-qershor 2025.

Raporti, i hartuar në bashkëpunim me UNMIK-un, ndriçon sfidat në rritje që përballen punonjësit e medias, sidomos gjatë periudhave elektorale.

banner

Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të AGK-së, theksoi se siguria e gazetarëve mbetet jashtëzakonisht e brishtë, duke evidentuar një rritje të dukshme të sulmeve dhe presioneve gjatë fushatave zgjedhore.

Ai nënvizoi se ndërhyrjet ndaj gazetarëve janë të ndryshme dhe të vazhdueshme, veçanërisht nga akterë politikë me influencë.

“Gjatë gjithë vitit ne monitorojmë sulmet dhe ndërhyrjet në punën e gazetarëve për të kuptuar nivelin e lirisë së mediave. Rezultatet flasin për një klimë të rrezikshme për gazetarinë, me presione të shtuara gjatë fushatës së fundit,” tha Rexha.

Zyrtari ligjor i AGK-së, Yll Zekaj, ngriti shqetësime mbi mungesën e mekanizmave efektivë për të identifikuar dhe eliminuar paditë e pabazuara ndaj gazetarëve në fazat e hershme të procesit gjyqësor.

Ai theksoi se, ndonëse korniza ligjore në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare, zbatimi i saj mbetet selektiv dhe i vonuar.

“Raporti tregon qartë: nuk mungon ligji, por zbatimi i barabartë dhe në kohë i tij. Gazetaria është e mbrojtur në letër, por jo gjithmonë në praktikë,” theksoi Zekaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy