Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, arrestohet ish futbollisti anglez

by informim peje

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Anglisë, Paul Ince, është akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

57-vjeçari u arrestua pasi teksa drejtonte makinën e tij Range Rover u përplas në një rezervat qendror në Cheshire, në veriperëndim të Anglisë të shtunën.

banner

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Chester më 18 korrik.

Në një deklaratë, Policia e Cheshire tha: “Rreth orës 17:00 të shtunën, më 28 qershor, policia u thirr pas raportimeve për një përplasje në Chester High Road, Neston.”

Ish-mesfushori, i cili luajti gjithashtu për Interin në Serie A, Liverpool, West Ham United, Middlesbrough dhe Wolves, fitoi dy tituj të Premier League, dy Kupa FA, një Kupë të Ligës dhe Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane me United në vitet 1990.

Ai shënoi dy gola në 52 ndeshje me Anglinë dhe ishte kapiteni i parë me ngjyrë i vendit. Më pas u bë trajner duke marrë drejtimin e Blackburn Rovers, Macclesfield Town, Milton Keynes, Blackpool, Notts County dhe Reading.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy