Halimi i del në mbrojtje Ramës pas përplasjes me Kurtin: Mendësi shpelle, e pabesueshme ku kemi përfunduar

by Nexhat

Drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

Ky cilësim vjen pasi Kurti i tha Përparim Ramës se duhet të gjejë punë në vjeshtë, në vënien e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë.

banner

Reagimi i plotë:

Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.

Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.

Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy