“Oo si ka numrat – shtyje shtyje – as dreqi nuk din me i ba Kosovës çka dijnë politikanët”, Burim Ramadani i ashpër me Kurtin

by Nexhat

Analisti Burim Ramadani deklaroi në Pressing në T7 se Albin Kurti nuk i ka numrat, prandaj nuk po ndodh konstituimi i Kuvendit. Ai tha se nuk do të ketë as “Qeveri Kurti 3”.

Sipas tij, në këtë situatë Kurti po e shtyen sa më shumë bllokimin menqenëse s’i ka numrat.

banner

“Unë po e shoh që z.Kurti është duke vendosur pengesa të radhës që ka me habitë skenën politike. Edhe kur të vjen puna tek nënkryetarët, sepse edhe tek prishja e komuniteteve joserbe…Nëse ka najkush që i ka përça në Kosovë partitë politike boshnjake është Albini…”, tha Ramadani.

“Është duke vendosë pengesa vetëm me shty e me shty, sepse nuk i ka numrat. Nuk ka qeveri Kurti 3, nuk po mundet me bo, atëhere shtyje e shtyje…Çka dinë politikanët me bo mbrapsht kundër shtetit, as dreqi s’mundet mi bo Kosovës më keq sesa që din politikanët mi bo edhe shembullin e kemi të pastër edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Ramadani në Pressing

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy