Petkoviq shpërthen ndaj Kurtit: “I vetmi terror është ai i që qeveria juaj po e ushtron ndaj serbëve në Kosovë!”

by engel

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ripërsëritur kërkesën për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, duke i quajtur pjesë të një “grupi të organizuar terrorist të dirigjuar nga Serbia”.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Petkoviq ka akuzuar Kurtin për, siç e quan ai, “persekutim të përditshëm të popullatës serbe në Kosovë”, duke e cilësuar atë dhe forcat policore nën urdhrat e tij si “të vetmit terroristë të vërtetë”.

banner

“I vetmi terror i organizuar është ai që ushtron Albin Kurti dhe policia e tij ndaj popullit serb në Kosovë! Çdo serb që jeton në Kosovë mund ta dëshmojë këtë. Po të varej nga Kurti, në Kosovë nuk do të kishte asnjë serb!”, shkroi Petkoviq.

Ai akuzoi Kurtin se po përpiqet të imponojë një narrativë të njëanshme për ngjarjet në Banjskë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të kriminalizuar qëllimisht përfaqësuesit dhe qytetarët serbë në Kosovë.

Kjo përplasje verbale vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa kërkesat e Kosovës për dorëzimin e të dyshuarve për sulmin në Banjskë vazhdojnë të refuzohen nga autoritetet serbe.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për përmbajtje, bashkëpunim dhe rikthim në tryezën e dialogut përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa akuzat mes palëve nuk po ndalen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy