Tërmeti me magnitudë 4.6 tremb Napolin, sizmologët: Lëkundja më e fortë në 40 vitet e fundit

by Nexhat

Tërmet me magnitudë 4.6 rihter në Napoli, është ndjerë në orën 12:47 në disa zona të qytetit dhe ka zgjatur disa sekonda. Në orën 12:51 u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 2.2. Epiqendra ka qenë pranë Bacolit dhe u regjistrua në një thellësi prej 5 km. Mediat e vendit fqinj raportojnë se në zonë ka patur prej disa ditësh intensitet sizmik, me lëkundje të lehta (njëra me magnitudë 1.5 dhe tjetra 1.8), teksa sot forca goditëse ka qenë më e madhe

Sipas të dhënave, lëkundja është ndjerë në Fuorigrotta, Bagnoli, Agnano, Pianura dhe Soccavo

banner

Tërmeti është ndjerë edhe në qendër të Napolit dhe në zonat periferike (Colli Aminei, Frullone, Rione Alto, Chiaiano dhe Secondigliano). Sikurse edhe në Monterusciello, Arco Felice, Licola, Varcaturo, Bacoli, Baia dhe Pozzuoli.

Lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), ky ishte tërmeti i dytë më i fortë i regjistruar në 40 vitet e fundit në zonën e lartpërmendur.

“Tërmeti që ndjemë ishte i fortë, por për momentin nuk ka raportime për dëme”, tha kryetari i bashkisë së Pozzuolit, Gigi Manzoni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy