Al- Hilal trondit Manchester Cityn: Kualifikohet në çerkefinalen e Kupes së Botës për Klube

by engel

Një sfidë dramatike në 1/16 e Kupës së Botës për Klube përfundoi me një tronditje të madhe: Al-Hilal mposhti kampionët e Evropës, Manchester Cityn, pas një ndeshjeje elektrizuese që u vendos në kohën shtesë me rezultatin 4-3.

Heroi i sauditëve ishte braziliani Marcos Leonardo, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 112-të. Një aksion brilant nga Renan Lodi me një harkim të bukur, goditja me kokë e Sergej Milinković-Savić u prit nga Ederson, por topi përfundoi te Leonardo, i cili nuk fali.

banner

Vetëm tetë minuta më parë, Foden kishte shënuar një gol spektakolar për të barazuar në 3-3 dhe për të regjistruar golin e tij të 100-të me fanellën e Cityt, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të Guardiolës.

Por për Manchester Cityn kjo mbrëmje e nxehtë në Orlando u kthye në një makth. Fillimisht, ata e nisën mirë, duke shënuar në minutën e 9-të me një gol të diskutueshëm nga Bernardo Silva, por më pas humbën ritmin dhe qartësinë taktike. Edhe pse dominuan me mbi 70% zotërim të topit dhe krijuan shumë raste, City u ndëshkua për mungesën e efikasitetit dhe mbrojtjen e dobët.

Kalidou Koulibaly dhe Malcom përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke e lënë Cityn të shokuar. Edhe pse Erling Haaland reagoi me një gol të shpejtë për 3-2, skuadra e Guardiolës nuk arriti të përmbushë misionin. Rodri, që hyri si zëvendësues, u detyrua të largohej për shkak dëmtimi – një tjetër goditje për ekipin anglez.

Përballë një Al-Hilali të motivuar dhe të organizuar nga trajneri Simone Inzaghi, që mori drejtimin vetëm dy javë më parë, City nuk ia doli.

Ky eliminim është një goditje e madhe për Manchester Cityn, i cili jo vetëm humbet një trofe prestigjioz, por edhe shpërblimin financiar prej 9.6 milionë paundësh. Guardiola do të përballet me kritika për mosaktivizimin e hershëm të Foden dhe mungesën e reagimit në momente kyçe.

Në anën tjetër, Al-Hilal shkruan histori, duke përmbysur favoritët absolutë dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale me meritë të plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy