ASAP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të tij dhe Rihannës

by jonzefaj

ASAP Rocky duket se e ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të tij dhe Rihannës.

Gjatë premierës së filmit “Smurfs” në Belgjikë reperi u pyet nga prezantuesi i Entertainment Tonight nëse fëmija që pret është vajzë.

banner

Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po, vëlla, është “. Pastaj i tregoi kamerës një lodër Smurfette, personazhin që Rihanna luan në film, duke komentuar “këtu, këtu” dhe duke treguar kukullën, duke lënë të hapur mundësinë që po konfirmonte gjininë e foshnjës.

Rihanna u shfaq gjithashtu në premierë, pranë të dashurit të saj, me barkun që dëshmonte për shtatzëninë e saj të avancuar.

Çifti njoftoi se presin fëmijën e tyre të tretë në maj të vitit 2025, në Met Gala, me një burim që i tha People se janë të emocionuar për zgjerimin e familjes së tyre dhe se Rihanna gjithmonë ka dashur të ketë shumë fëmijë, duke dashur që ata të jenë të afërt në moshë në mënyrë që të rriten bashke.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy