Gruaja e Calhanoglut i kundërpërgjigjet ashpër Lautaro Martinezit pas komenteve të tij

by Nexhat

Sinem Gundogdu, bashkëshortja e yllit të Interit, Hakan Calhanoglu, përgjigjet kapitenit të Nerazzurrëve, Lautaro Martinez.

Bashkëshortja e Calhanoglut, Sinem, i është përgjigjur kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, në Instagram, pasi sulmuesi argjentinas kishte deklaruar se ata që nuk duan të qëndrojnë në klub duhet të largohen këtë verë. 

banner

Lautaro nuk e përmendi drejtpërdrejt Calhanoglun, por presidenti i Interit, Beppe Marotta, më vonë konfirmoi se ‘El Toro’ e kishte pasur në shënjestër yllin turk. 

Përgjigja për Calhanoglun erdhi përmes bashkëshortes së tij të martën në mëngjes përmes një story në Instagram. 

“Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje. Ata janë besnikë ndaj nevojës që kanë për ty”. 

“Sapo nevojat e tyre ndryshojnë, ndryshon edhe besnikëria e tyre. Mos ndjej keqardhje që ke zemër të mirë, Hakan. Gjithçka e mirë kthehet dhe shumëfishohet”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy