Guardiola pas eliminimit nga Botërori i Klubeve: Duhet të ishim më cinikë

by Nexhat

Manchester City i ka dhënë fund një sezoni zhgënjyes me eliminimin dramatik nga Botërori i Klubeve, pas humbjes 4-3 ndaj Al Hilal.

Trajneri Pep Guardiola është shprehur i zhgënjyer për mënyrën se si skuadra e tij u eliminua, duke theksuar se mungesa e cinizmit në fazën sulmuese ishte vendimtare.

banner

“Është mëkat. Në këtë pikë të turneut të gjitha ndeshjet janë të vështira. I lejuam atyre të krijonin shumë në tranzicion, por edhe ne krijuam shumë raste. Në përgjithësi u treguam të zotë, por portieri i tyre bëri disa pritje fantastike. Nuk kam çfarë të them më shumë, në ndeshje të tilla duhet të jesh cinik”, ka thënë Guardiola.

Pavarësisht humbjes, strategu spanjoll theksoi se është i kënaqur me përpjekjet e skuadrës dhe me mënyrën si ajo po funksionon.

“Ndjesitë janë se skuadra po ecën mirë. Tani rikthehemi në shtëpi, kemi kohë për të pushuar, për t’u rifreskuar dhe për t’u rikthyer sezonin e ri”, theksoi Guardiola.

Ky eliminim nga Botërori i Klubeve e përmbyll një sezon pa trofe për Manchester Cityn, një fakt i pazakontë në epokën e Guardiolës.

Gjithsesi, tekniku katalanas duket i vendosur për ta kthyer skuadrën në majat e futbollit në sezonin e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy