Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

by Nexhat

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës konstituive, ka ironizuar duke propozuar deputetin Albin Kurti për anëtar në komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, komision i cili mundëson zgjedhjen përmes votimit të fshehtë.

Kadrijaj në deklarimin e saj, ironizoi duke thënë se AAK ka ndryshuar qëndrim dhe u kërkoi falje partive të tjera të ish-opozitës.

banner

‘’Ne si AAK kemi ndryshuar qëndrim na vjen keq partitë e tjera ish-opozitare, dhe e kemi një emër për komision. E kemi një emër për komision, dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti’’, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy