Kosova barazon ndaj Estonisë në miqësore

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Estonisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të martën.

Ndeshja ka filluar me avantazh të vendasve, kur Lillemae ka shënuar në minutën e trembëdhjetë për Estoninë.

banner

Megjithatë reagimi i vajzave të Kosovës ka qenë i shpejtë. Fillimisht, Biqkaj e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në minutën e dyzet e një, Memeti ka realizuar për 1-2, duke përmbysur rezultatin para përfundimit të pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Estonia ka arritur që ta barazojë në minutën e dyzet e gjashtë me anë të Saleit.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund.

Në ndeshjen e parë Kosova kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy