Kurti paralajmëron vjeshtën për përfundimin e dy urave në Iber, në kohë fushate të zgjedhjeve lokale

by Nexhat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për vënien e gurthemelit për dy urat mbi ibër.

Kurti ka thënë se këto dy ura përfundojnë në vjeshtë.

banner

Pikërisht fushata për zgjedhjet lokale do të jetë gjatë vjeshtës.

“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë”.

“Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove. Urime, punime të mbara, e gëzuar”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy