Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

by Nexhat

Deputetja e listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mosvotimin nga ana e deputetëve të opozitës,

Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.

banner

Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.

“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy