Borussia Dortmund mposht Monterrey dhe kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

by engel

Borussia Dortmund ka siguruar një vend në çerekfinale të Botërorit të Klubeve, pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj skuadrës meksikane Monterrey në “Mercedes-Benz Arena” të martën mbrëma.

Dy gola të realizuar nga sulmuesi Serhou Guirassy në minutat 14’ dhe 24’ i dhanë epërsinë gjermanëve në pjesën e parë, por Monterrey reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe rrezikoi vazhdimisht portën e Gregor Kobel.

banner

Goli i vetëm për meksikanët u shënua nga German Berterame në minutën e 48’, pas një asistimi të bukur nga Erick Aguirre pas një aksioni të ndërtuar nga Jesus “Tecatito” Corona.

Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Monterrey, Dortmund ia doli të ruajë rezultatin dhe tani përballet me Real Madridin në çerekfinale, të shtunën në New Jersey – një përballje që pritet me padurim.

Ndonëse përballja mes Dortmundit dhe Real Madridit premton spektakël, një episod i veçantë do të mungojë: Jobe Bellingham i Dortmundit nuk do të përballet me vëllain e tij Jude, pasi kartoni i verdhë i marrë në minutën e 28’ e përjashton nga kjo ndeshje.

Pjesa e parë ishte në kontroll të plotë të Dortmundit. Kombinimi mes Guirassy dhe Adeyemi rezultoi vendimtar, me këtë të fundit që asistoi për golin e dytë. Guirassy pati rast edhe për një tregolësh, por nuk i konkretizoi disa raste të arta, të krijuara nga Jobe Bellingham dhe Pascal Gross.

Në pjesën e dytë, Monterrey hyri me një ritëm të lartë dhe krijoi disa raste të mira, përfshirë një goditje të Sergio Ramos që përplasi shtyllën në minutat e fundit. Meksikanët madje barazuan përkohësisht me Berterame, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Dortmund do të ketë një sfidë të jashtëzakonshme ndaj 15-herë kampionëve evropianë, Real Madrid, me përballjen që zhvillohet të shtunën. Pritet që Guirassy dhe Adeyemi të jenë sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa skuadra e Inzaghit kërkon të ndalë dominimin spanjoll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy