E dyshuar për vjedhje në Graqanicë – Policia publikon fotografinë, kërkon bashkëpunim

by informim peje

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje.

Nga PK-ja është theksuar edhe se, publikimi i fotografisë është bërë me autorizimin nga prokuroria kompetente.

banner

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në postimin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy