Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj një karikature të publikuar në një revistë satirike, duke e cilësuar si një “provokim të ndyrë”.
Karikatura në fjalë tregohet se paraqet profetin Muhamed dhe profetin Moisi duke shtrënguar duart në qiell, ndërsa në sfond shihen raketa që fluturojnë mbi një skenë lufte.
Ngjarja ka ndezur reagime të forta nga konservatorët fetarë në Turqi dhe ka shkaktuar një debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën turke, me akuza për fyerje të shenjtërisë së profetëve dhe nxitje të tensioneve fetare.
Sipas raportimeve të BBC, katër karikaturistë janë arrestuar të hënën në kuadër të hetimeve për këtë ilustrim, disa ditë pas përfundimit të konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.