Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë, tani synon edhe Presidencën me Albulena Haxhiun

by Nexhat

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur si pjesë të një plani më të gjerë të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e shtetit.

Sipas Gjinit, Kurti tashmë ka “zënë peng” Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa përmes Haxhiut, po pretendon edhe Presidencën.

banner

Ai u shpreh i bindur se opozita nuk do ta votojë Haxhiun si kryetare të Kuvendit, duke theksuar se ajo ka treguar qartë se është kundër ndërtimit të konsensusit.

“Albin Kurti e ka zënë peng Qeverinë edhe Kuvendin, me Albulena Haxhiun shumë shpejt pretendon me zënë peng edhe Presidencën. Nuk besoj që ka njeri racional në opozitë që e voton Albulena Haxhiun. Nuk e votojnë sepse ajo është treguar sa ka qenë deputete, edhe sa ka qenë ministre edhe tash është treguar person jo vetëm që ka pengesë me kriju konsensus por nuk e synon është kundër”, deklaroi ai.

Gjini e vlerësoi ish-kryetarin aktual të Kuvendit, Glauk Konjufcën, si një figurë që të paktën e ka tentuar krijimin e konsensusit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy