Krasniqi: I takon presidentes të vendosë nëse do t’i drejtohet apo jo Gjykatës Kushtetuese

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk deshi të fliste nëse presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë ndonjë shenj se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik në Kuvend edhe pas shpalljes së një aktgjykimi të enjten mbi këtë çështje.

Krasniqi tha se kjo i takon Osmanit dhe se për të ai s’mund të flasë.

banner

“I takon presidentes që ta marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do ta dërgojë apo kur do ta dërgojë, nëse do ta dërgojë”, tha ai.

Por shtoi se PDK-ja e ka gati lëndën për shkeljet që tha se i ka bërë LVV-ja pas shpalljes së aktgjykimit nga Kushtetuesja.

“Unë mund t’ju them që Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka lëndën gati për shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara, e që mund të ndodhë përsëri nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe grupit më të madh parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy