Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka folur për media. Krasniqi ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses është shumë i qartë dhe sipas tij aty kërkohet që të vazhdohet me rendin e ditës

Krasniqi thotë se Kushtetuesja e bën të qartë që s’mund të shtohet një pikë e re në rendin e ditës, pra pika për ndryshimin e mënyrë së votimit dhe kalimin në votim të fshehtë.

banner

Kur bëhet fjalë për interpretime të aktgjykimeve e Kushtetutës, Kransiqi thotë se lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe vetë LVV, s’duhet të merren me interpretime meqë i kanë humbur rastet në Kushtetuese sa herë që PDK i ka referuar lëndët në Gjykatë.

“Sa i përket Gjykatës dhe Kushtetutës e aktgjykimeve, nëse ka një parti politike dhe lider që s’duhet me u marrë me interpretime, është Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sepse sa herë I kemi cu në Kushtetuese, ne I kemi fitu lëndët e ata i kanë hupë. Në të kaluarën s’kanë ditë për tema më të rëndësishme me bo interpretime”, ka deklaruar Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy