Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se do të bëjë “çmos” për konstituimin e Kuvendit, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se diskutuan “gjerë e gjatë” për situatën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta kemi konstituimin e legjislaturës.
“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit…”
“I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike, e mbase në fund do të mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Unë besoj që duhet t’ua japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”.

