Kurti për konstitumin e Kuvendit: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kemi 3 javë kohë për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

Ai në Tëvë 1, ka thënë se  “sa më herët aq më mirë, por më vonë nuk bën”.

banner

Kurti foli edhe për takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku tha se kanë diskutuar të gjitha pikat.

“Është konstatim i përbashkët që i kemi diç më shumë se 3 javë kohë, sa më herët më mirë, por më vonë nuk bën – ashtu ka thënë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk e di a i bie 26 apo 27 korrik, por deri në fund të muajit do të duheshin t’i kemi të përmbyllura të gjitha pikat”, ka thënë ai.

Kurti tha se kryesuesi i seancës nuk ka shkelur asnjë akt ligjor gjatë drejtimit të seancës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy