Elon Musk ka pranuar se paraqitja e tij me sharrë elektrike në skenë në konventën e Partisë Konservatore shkurtin e kaluar mund të mos ketë qenë lëvizja më e mençur nga ana e tij.
Manjati i teknologjisë, i cili është shndërruar nga një aleat i Trump në një nga kritikët më të ashpër të politikave ekonomike të presidentit amerikan, bëri një postim në “X” dje në lidhje me limitin e borxhit të SHBA-së. Kjo shkaktoi një reagim nga një përdorues i platformës, i cili i kujtoi njeriut më të pasur në planet se shkurtin e kaluar ai kishte përparësi të tjera.
“Ndoshta nuk duhej të ishe ngjitur në skenë me sharrë elektrike dhe të silleshe si klloun. Mund të kishe arritur më shumë nëse nuk do të ishe kaq i shqetësuar për t’u dukur bukur”, shkroi përdoruesi Jim Spradlin, duke iu përgjigjur njërit prej postimeve në Twitter të Musk në lidhje me shpenzimet qeveritare.