Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit, thotë që nuk ndryshohet standardi dhe as agjenda që e ka vendosur legjislatura e tetë.

Sipas Hazirit, kurrkush nuk po mund ta gjejë atë që e po e thotë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me votimin e fshehtë.

banner

“Tash është një rregull i ri. Nuk mundet cështjet politike t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përfaqëson institucionin e pavarur, kredibilitetin e saj, që ka nxjerr vendime për të rrëzuar president, për të ndërruar president, për të rrëzuar qeveri dhe është respektuar”.

“Kurrkush nuk po mundet ta gjejë atë që po e thotë Kurti. Për herë të parë, partia e parë e zgjedhjeve të 9 shkurtit po e sfidon autoritetin, kredibilitetin, vendimmarrjen e Gjykatës Kushteteuse”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se moszbatimi i një aktvendimi të Gjykatës Kushteteuse po ndodhë për herë të parë në Kosovë, teksa shtoi se Kurti s’po i lë deputetët ta ushtrojnë mandatin e tyre.

“Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë po ndodhë në Kosovë. Nuk ka pasur vendim që nuk është zbatuar. Kurti i ka sfiduar partitë politike, deputetët. Unë nuk po mund ta ushtrojë mandatin tim”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy