LDK nuk ndjehet në faj për bllokadën”, deputetët e LDK-së thonë se i kanë 20 vota kundër për secilin kandidat të VV

by Nexhat

Jehona Lushaku dhe Paris Guri, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ishin të ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

U shprehën që LDK-ja nuk e sheh veten fajtore për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

banner

Kjo pasi LDK-ja ka dalë me një propozim – duke iu referuar Qeverisë së Unitetit.

Po ashtu shprehën se LDK-ja ka 20 vota kundër për secilin kandidat të VV për kryeparlamentar.

“Ne e kemi bërë propozimin më të mirë për situatën. Nuk kemi parë ndonjë propozim tjetër”, tha Lushaku.

“Qeveria e Unitetit mundet me pas kritika edhe prej partive tjera, por përderisa është propozimi i vetëm në tavolinë është propozimi më i mirë”, tha Guri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy