“Me dalë me thanë Dejona a Manxhuka ka gjasë që Paris Guri e ka votu Albulenën” Deputeti i LDK-së flet për votimin e fshehtë

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se Vetëvendosje është e interesuar për “marrëveshje të natës e tinzare”, teksa foli për kërkesën e tyre për votim të fshehtë në Kuvend.

Ai tha që qëllimi i VV-së është që me votim të fshehtë t’i marrë katër votat e “premtuara të Listës Serbe”.

banner

”Mbi 40 herë duke tentu me arritë marrëveshje të fshehta. Thonë që po dojmë votim të fshehtë se po ju bëhet trysni deputetëve. Qysh është votimi i fshehtë më liberal sesa votimi i hapur?. Këta janë të interesuar për marrëveshje tinzare”, tha Guri në Pressing, transmeton Express.

“Qëllimi i tyre është që me shku në kutinë e votimit, edhe mi marrë 4 votat që i kanë të premtuara prej Listës Serbe, me votim të fshehtë nuk dihet kush po voton pro e kush kundër e pastaj me dalë Dejona a Manxhuka e me thanë ka gjasa edhe Paris Guri e ka votu Albulena Haxhiun”, tha Guri në Pressing

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy