Papa Leo XIV ka paralajmëruar për rreziqet në rritje që vijnë nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po përjeton një valë të fortë të të nxehtit.
“Fenomenet ekstreme natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të provokuara nga aktiviteti njerëzor po rriten në intensitet dhe frekuencë, për të mos përmendur efektet afatmesme dhe afatgjata të shkatërrimit njerëzor dhe ekologjik që po shkaktohen nga konfliktet e armatosura,” shkroi kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën në një letër.
Ai theksoi se në shumë pjesë të botës “toka jonë po shkatërrohet”.
Komentet u bënë në kuadër të Ditës së Lutjes për Ruajtjen e Krijimit, një ditë e veçantë e shpallur nga Kisha Katolike për të reflektuar mbi mbrojtjen e mjedisit.
“Nga të gjitha anët,” vijon Papa, “padrejtësia, shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të popujve, pabarazitë e rënda dhe lakmia që i ushqen ato po shkaktojnë shpyllëzim, ndotje dhe humbje të biodiversitetit.”
Ai paralajmëroi se efektet afatmesme dhe afatgjata të “shkatërrimit ekologjik” nuk po merren seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Papa Leo XIV mori detyrën në muajin maj, pas vdekjes së Papa Françeskut.
Sipas Vatikanit, ende nuk është konfirmuar nëse Papa do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Klimës (COP30) që do të mbahet në fund të vitit në Brazil.