Ushtarë koreanë për luftën në Ukrainë! Koreja e Veriut paralajmëron se do dërgojë trupa në Rusi

by informim peje

Koreja e Veriut do të dërgojë ushtarë në Rusi për të luftuar me Ukrainën. Paralajmërimin e kanë bërë shërbimet e inteligjencës Ukrainase duke dhënë detaje nga marrëveshja e Moskës me Penianin.

Shërbimet e inteligjencës ukrainase paralajmërojnë se Koreja e Veriut po planifikon të dërgojë rreth 30,000 ushtarë të rinj mbështetje për Rusinë.

banner

Sipas tyre Moska po përgatit mjete dhe pajisje për t’i mbështetur këta ushtarë, dhe po organizon transportin e tyre me avionë dhe anije, veprime të cilat CNN thotë se i ka verifikuar përmes imazheve satelitore.

Trupat mund të mbërrijnë në muajt e ardhshëm shkruan CNN duke iu shtuar 11,000 ushtarëve të dërguar në nëntor në rajonin Kursk të Rusisë.

Rreth 4,000 prej tyre u vranë gjatë vendosjes, por kjo nuk e ndaloi bashkëpunimin e Penianit me Moskën.

Dokumenti i lexuar nga CNN thotë gjithashtu se ka shenja se avionët ushtarakë rusë po rinovohen për të transportuar personel, duke e bërë kalimin e trupave të huaja nëpër Siberinë ruse, e cila ka një pikë takimi kufitare me Korenë e Veriut në jugperëndimin e saj të largët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy